Teksa kryeministri Edi Rama ishte këtë të martë në Shkodër, disa banorë të zonave të përmbytura zhvilluan një protestë ku për simbolikë kishin zgjedhur një varkë.Ata thanë per Vizion Plus, se prej më shumë se një muaji ndodhen të rrethuar nga uji ndërsa kane akuzuar qeverinë se i ka lënë në harresë.
Shteti të vijë dhe të mos shëtisë në makina por të na shohë shtëpi më shtëpi. Unë kam dash ta përshëndes me e përqafu sepse po na sjell një buqetë, por me ardh sot pas 1 viti e gjysëm, me hap spital kjo më duket absurde.
Sipas banorëve, raporton Vizion Plus, dëmi i shkaktuar nga përmbytjet në këtë zonë është i madh ndaj apelojne per ndihmë.
Unë jam banorë i Bërdicës, kam një varrezë makinash, makinat janë të gjitha në ujë dhe unë nuk e di detyrimet e shtetit ja paguaj një për një a duhet shteti mua që të më dëmshpërblej. Janë miliona lekë në tokë. TVSH e gjona me kanë ardhur 8 milion lekë, shteti pse nuk më përgjigjet.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sipas shtabit të emergjencave ne Shkoder, nën ujë në këtë qark vazhdojn të jenë mbi 4300 hektarë tokë bujqësore.