Rama prezanton Programin: Bashkëpunim me opozitën, rritje pagash, “Ballkani i Hapur” jo konspiracion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama prezanton Programin: Bashkëpunim me opozitën, rritje pagash, “Ballkani i Hapur” jo konspiracion

Për herë të tretë Edi Rama ka dalë para parlamentit për tu votëbesuar si kryeministri më jetëgjatë i Shqipërisë post-komuniste.

 

Vizioni i Edi Ramës për 4 vitet e ardhshme së pari synon ndërtimin e një marrëdhënie të re me partinë demokratike, me të cilën është përballur për herë të parë në séancë plenare pas dy vitesh bojkoti

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Dora jonë është e shtrirë drejt PD, kjo nuk është një fjalë për të kaluar radhën, të jeni të qartë ne nuk duam asnjë lëshim nga ju, ne nuk duam të arrijmë asnjë kompromis që ju nuk dëshironi”

Advertisement

 

Lideri i mazhorancës Edi Rama ka shprehur vullnetin për diskutuar për kërkesat e PD për reforme territoriale, zgjedhore e kushtetuese;  por duke theksuar se shumica nuk i pranon ambasadoret si negociatorë.

 

“Ne nuk do të pranojmë asnjë ndërmjetësues të huaj për të zgjidhur krizat e brendshme, ato shkaktohen alla-shqiptarçe e prandaj duhen zgjidhur nga ne jo duke folur anglisht por shqip”

Advertisement

 

Nga foltorja e parlamentit përveç mesazheve për opozitën, shefi i qeverise artikuloi një paralajmërim të qartë edhe për partinë që drejton.

 

“Ne nuk do të përdorim kartonin për të mbrojtur askënd, kushdo qoftë në këtë sallë apo në pushtetin vendor do të duhet të mbrohet vetë, nuk do të marrë as një gjysëm fjale mbështetje politike”

Advertisement

 

Në këtë mandat  të tretë Edi Rama ka zgjedhur të shpallë dy prioritete;  betejën kundër koronavirusit  duke premtuar se vitin e ardhshëm do të këtë vaksina për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vaksinohen dhe beteja për rindërtimin pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019.

 

 

Advertisement

U them atyre që presin strehimin, plani ynë nuk ndryshon, viti 2022 duhet të mbyllë tërësinë e plagëve të tërmetit,”

 

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar para kuvendit se do të mbajë çdo premtim që beri në fushatë duke nisur nga rritja e pagave.

Advertisement

 

 

“Kjo shumice do të rris pagat e mësueses, mjekëve me 40%, administratës me 30%, “

 

Advertisement

Në politikën e jashtme, kryeministri Edi Rama mbrojti nismën për Ballkanin e hapur, si pjesë e procesit të Berlinit.

 

 

“Ballkani i hapur nuk është konspiracion rus apo kinez, të gjitha këto janë përralla me gogol, me një armik të deri djeshëm që e kanë mundur sot 20 e kusur vjet përpara falë SHBA”

Advertisement

 

Shefi i qeverisë Rama ka pasur një apel edhe për homologun në Prishtinë Albin Kurtin

sinkron

“Shqipërisë nuk mund ti jepen leksione, vendimet sovrane të Shqipërisë nuk mund të diskutohen dhe të merremi me punë të dobishme pavarësisht mos dakortësive”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy