Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me krizën e energjisë në vend.

Sipas Bashës, kjo është pasojë e keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Mes të tjerash Basha theksoi se paratë që Rama duhet të çonte për uljen e çmimit të energjisë, ka pasuruar veten e tij dhe një grusht oligarkësh.

“Ku shkuan paratë e qytetarëve. Çmimi i energjisë u rrit, çmimi i karburantit u rrit dy herë duke e bërë më të shtrenjtin në Europë.
Shqiptarët vetë kanë fuqinë blerëse më të ulët në Europe. Këto janë fakte që i di gjithskush.
 Kjo është një pasojë e keqqeverisjes së tij, e dështimeve të tij e vendimmarrjes së tij gjakftohtë kriminale. Paratë që duhet të conte për uljen e çmimit të energjise ka pasuruar veten e tij dhe një grusht oligarkësh”, u shpreh Basha.

Ai theksoi se opozita do të bëjë gjithcka për të ndaluar këtë “sëpatë të mprehtë” të Ramës për qytetarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne kemi jo vetëm propozimet që u bënë publike dje, ne po kështu do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë sëpatë që po mpreh Rama për qafën e holluar e të varfër të shqiptarëve, për xhepa e tyre për të marrë qindarkat e tyre për të mbyllur gropën e korrupsionit”, nënvizoi Basha.