Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar “furtunë” në sektorin e Ujësjellës Kanalizime në të gjitha bashkitë
Rama theksoi se do të bëhët një skanim i të gjitha burimeve njerëzore të të gjitha ujësjellësave.
“Do e ndryshojmë kursin e kësaj historie duke iu lutur të gjithë donatërëve që të përfshihen në këtë proces. Do të bëjmë një skanim të të gjitha burimeve njerëzore të të gjitha ujësjellësave. Çfarë profile, cfarë kapacitete menaxheriale kanë shefat e Ujësjellësit nëpër Shqipëri, sa janë në profilin e tyre punonjësit e e Ujësjellësave. Sugjerimi im për të gjithë ju do të ishte të merrnit masat vetë para se këto pasqyra të tregojnë gjëra që të mbeten në historinë e humorit dhe satirës shqiptare. Duhet proces rekturitmi serioz për këto ndërmarrje”, u shpreh Rama.