Një ditë pas akuzave të kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorisë së posacme antikorrupsion si dhe kërkesës së përsëritur për hetimin e Sali Berishës, shefi I Spak refuzoi të bënte komente, por nënvizoi se nuk ndihej I intimiduar.
ARBEN KRAJA
KREU I SPAK
Advertisement
S’kam koment për deklaratat e Ramës. Nuk ndihemi të intimiduar. Po vazhdojmë punën. S’kam koment për deklaratat e Ramës. Ne vazhdojmë punën tonë dhe ju faleminderit.
Megjithatë, në seancën dëgjimore me dyer të mbyllura, përballë drejtuesit dhe anëtarëve të këshillit të lartë të prokurorisë, për raportin vjetor të SPAK, Kraja u shpreh se opinionet dhe presionet janë të pashmangshme për shkak të subjekteve që i nënshtrohen hetimeve.
ARBEN KRAJA
DREJTUES I SPAK
Advertisement“Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojnë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne, të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne.”
Kraja u shpreh I pakënaqur me punën e agjentëve t byrosë kombëgare të hetimit, që sipas tij kanë ende për të mësuar.
ARBEN KRAJA
KREU I SPAK
“Oficerët janë të rinj, por po mësojnë. Janë me vullnet të jashtëzakonshëm për të punuar. Nga ana profesionale akoma nuk janë aty ku do të donim, pasi vijnë nga fusha të tjera. Por me rëndësi për mua është që kanë vullnetin, do shtohet numri i tyre, trajnimet, mbështetja e prokurorëve.”
Advertisement
Seanca dëgjimore në KLP u zhvillua në kuadër të bilancit vjetor të punës së Prokurorisë së Posaçme për vitin 2021. Të hënën pritet të raportojë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela