Rama nuk kursen ironitë: Shpresojmë që shekullin tjetër të bëhemi pjesë e BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama nuk kursen ironitë: Shpresojmë që shekullin tjetër të bëhemi pjesë e BE

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ndihet keq që ndodhet në Evropë si mik dhe jo si pjesë e familjes evropiane.

 

Gjatë fjalës së tij nga Brukseli, Rama nuk kurseu as ironinë teksa u shpreh se rruga drejt integrimit do të vazhdojë dhe shpreson që shekullin tjetër vendi ynë të jetë pjesë e BE.

 

Advertisement

“Jemi evropianë dhe duam të gjendemi mes evropianëve. Ndihesh keq sepse ne ende nuk mund të jemi këtu si evropianë, por si miq në një shtëpi të ndarë. Është shumë shqetësuese që edhe sulmi i një pandemik në shkallë globale, një shumë tragjik dhe as një luftë kaq kërcënuese që mund të shndërrohet në një luftë tragjike globale nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë. Ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëjmë shumë për të mbështetur idenë e presidentin Macron për objektivin që është politik e strategjik i dëshiruar. Ne do të vazhdojmë me rrugën drejt anëtarësimit me shpresën që shekullin tjetër të jemi anëtar. Do përballemi me një Bullgari këtu, një Bullgari atje”, u shpreh Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy