I gjendur në Slloveni, ku do të ketë fjalën e tij në Forumin Strategjik të Bled që bën bashkë drejtues të lartë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama është ndalur sërish në çështjen e strehimit të afganëve dhe mënyrën sesi reaguan vendet anëtare të NATO-s ndaj kësaj krize humanitare.

 

Në intervistën e radhës për mediat e huaja, këtë herë për radion e BBC, kreu i qeverisë përsëriti akuzat e tij ndaj vendeve me fuqi ekonomike, anëtare të NATO-s që nuk morën përgjegjësitë e tyre për të strehuar përkohësisht me mijëra afganë që ndodheshin nën kërcënimin e jetës nga talebanët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Pak javë më parë, të gjitha këto vende, si anëtare të NATO-s ishin burimi kryesor i mbështetjes për popullin e Afganistanit, ndaj sprapsja si hije përkundrejt idealeve, parimeve dhe premtimit të lirisë që iu dhamë përgjatë dy dekadave është pikëlluese dhe shfaqja e aleancës ushtarake më të fuqishme në botë, e ngritur për t’i ruajtur këto ideale, si një organizatë pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve dhe miliona të tjerëve tjetërkund, të cilët dëshirojnë të jetojnë në shoqëri të lira, të drejta e demokratike, nuk është ajo çka duhet të ndodhë, nuk duhet të jetë kështu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Këmbënguljes së gazetares nëse Edi Rama mendon se NATO, është një organizatë pa shtyllë kurrizore pasi kritikoi vendet anëtare për shkelje të parimeve të saj për të ndërtuar shoqëri të lira, të drejta dhe demokratike, kryeministri iu përgjigj.

 

EDI RAMA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Jo! Po them se si duket kjo tani, për fat të keq dhe se si, për fat të keq, kjo mund të cenojë imazhin e kësaj ane të botës sonë, që miliona, qindra miliona njerëz e shohin si fatin e tyre në të ardhmen, duke shpresuar të kenë të njëjtën gjë në vendet e tyre, ku dëshirojnë drejtësi, dëshirojnë liri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në intervistën për radion e BBC, Edi Rama thotë se ftesa për të strehuar përkohësisht disa prej shtetasve afganë i erdhi nga disa organizma jofitimprurëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas nga qeveria amerikane, kërkesa të cilave u thamë po menjëherë. Edhe në intervistën e një dite më parë për BBC World News, kryeministri nuk e qartësoi nëse për qëndrimin e afganëve në vendin tonë vendet aleate të NATO-s apo organizma të tjerë po e mbështesin financiarisht.