Kryeministri Edi Rama njoftoi se në vjeshtë do të mbahet një tjetër Kongres i cili do të jetë në formë llogaridhënës për ato ç’ka u thanë Kongresin e sotëm.

 

Po ashtu ai njoftoi se do të ngihet një mekanizëm i ri, përmes të cilit të gjithë anëtarët e partisë, në një letër sekrete, do të japin opinionin e tyre për funksionimin e institucioneve vendore dhe qëndrore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Së pari mendoj se është e udhës që në vjeshtë të mbahet tjetër Kongres që t’i përkushtohet llogaridhënies lidhur me çka thamë sot, lidhur me një periudhë që do jetë sfiduese dhe provë për të gjithë. Po njëkohësisht duhet të ndërtojmë një mekanizëm të marrjes së opinionit të gjithë anëtarësisë për institucionet vendore dhe qëndrore në territor, marrje mendimi me shkrim. E gjithë partia do ftohet të japë opinionin e vet me një fletë sekrete për gjithë drejtuesit dhe performancën e institucioneve në territor. Partia duhet të jetë syri që ndjek në emër të zgjedhjeve të saj realizmin e programit. Këtë gjë ta kthejmë në rregull, nuk mundet dot që të zgjedhurit të jenë të mbrojtur nga një gardh bashkëpunëtoresh të afërmish që janë dhe anëtar këshillash etj, ndërkohë që pjesa tjetër që janë atje sa herë që është nevoja për të kërkuar vota, për të mbrojtur rezultatin në komisione mbeten jashtë”, tha ai.