Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sot nis operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë.
Rama thekson se industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkuruese në tregun ndërkombëtar.
Advertisement
“Nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013 sot ka plot 27 destinacione Industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkuruese në tregun ndërkombëtar dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet e para, synojmë dyfishimin në Mandatin e Tretë”, shkruan Rama.
Advertisement