Kryeministri Edi Rama kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Berlin.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se Gjermania duhet të përmbushë pjesën e saj për lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës.
Rama sqaroi po ashtu në prani në kancelarit gjerman, se “Ballkani i Hapur” nuk është gjë tjetër, veçse siç thotë ai përpjekje për të jetësuar procesin e Berlinit.
“Në bisedat me kancelarin, patjetër që ishte shumë e mirëpritur nga ana ime, qëndrimi i tij dhe shprehja e dëshirës për t’i dhënë një impuls të ri procesit të Berlinit. Është një proces që e ka të nevojshëm një impuls të ri, për shkak të ngadalësimit.
Nga ana tjetër e informova kancelarin edhe për Ballkanin e Hapur që nuk është asgjë tjetër veçse përpjekje për ta jetësuar procesin e Berlinit. Përfshirja e të gjitha vendeve për katër liritë e BE është gjëja e duhur për të garantuar, paqen dhe të ardhmen.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Së fundmi për sa i përket marrëdhënieve bilaterale ato janë të shkëlqyera. Unë shpresoj shumë që Gjermania përveçse të bëjë pjesën e saj të përmbushë në nivelin e BE edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovë”,