Rama në konferencë me kancelarin Scholz: Të liberalizohen vizat për Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama në konferencë me kancelarin Scholz: Të liberalizohen vizat për Kosovën

Kryeministri Edi Rama kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Berlin.

 

Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se Gjermania duhet të përmbushë pjesën e saj për lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës.

 

Advertisement

Rama sqaroi po ashtu në prani në kancelarit gjerman, se “Ballkani i Hapur” nuk është gjë tjetër, veçse siç thotë ai përpjekje për të jetësuar procesin e Berlinit.

 

“Në bisedat me kancelarin, patjetër që ishte shumë e mirëpritur nga ana ime, qëndrimi i tij dhe shprehja e dëshirës për t’i dhënë një impuls të ri procesit të Berlinit. Është një proces që e ka të nevojshëm një impuls të ri, për shkak të ngadalësimit.

Nga ana tjetër e informova kancelarin edhe për Ballkanin e Hapur që nuk është asgjë tjetër veçse përpjekje për ta jetësuar procesin e Berlinit. Përfshirja e të gjitha vendeve për katër liritë e BE është gjëja e duhur për të garantuar, paqen dhe të ardhmen.

Advertisement

Së fundmi për sa i përket marrëdhënieve bilaterale ato janë të shkëlqyera. Unë shpresoj shumë që Gjermania përveçse të bëjë pjesën e saj të përmbushë në nivelin e BE edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovë”, 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy