Rama në Kiev/ Paloka: Po hapet në qillota si ‘lider botëror’, udhëtimi i kushton shqiptarëve qindra mijëra euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama në Kiev/ Paloka: Po hapet në qillota si ‘lider botëror’, udhëtimi i kushton shqiptarëve qindra mijëra euro

Deputeteti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kiev, ku po sheh nga afër zonat e dëmtuara nga lufta.

 

Paloka thekson se Rama shkoi në Kiev vetëm për shoë për t’u vënë në qendër të vëmendjes sipas tij si ‘lider botëror’. Sipas tij, kjo po ju kushton shqiptarëve disa qindra mijë euro.

 

Advertisement

“Tipike per Ramen…
Shkon ne Kiev vetem per shoë, per tu vene pak ne qender te vemendjes si “lider boteror” (pasi pa qe ukrainasit ne Kiev, kishin dale ne plazh buze lumit dhe nuk kishte asnje rrezik). Nderkohe vlera praktike per Ukrainen e kesaj vizite eshte zero, aq sa eshte vlera reale e Rames ne arenen nderkombetare.

 

Ne fakt nje kerkese te thjeshte qe beri Zelensky ne fjalen e tij para Parlamentit, per te mos pranuar kete vit turiste rus ne Shqiperi, Rama e hodhi poshte e jo vetem kaq, po ne portet tona kane hyre dhe mallra nga Rusia duke thyer embargon nderkombetare.

 

Advertisement

Efekti real i kesaj vizite eshte qe Rama do hapet pak ne qillota se gjoja mori guximin te shkonte ne Kiev ne mes te luftes dhe kjo po ju kushton shqiptareve disa qindra mije euro…”, shkruan Paloka.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy