Kryeministri Edi Rama në Këshillin e Atlantikut foli mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europian nënvizoi rrezikshmërinë e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në botë.

 

Rama tha se është  i inkurajuar nga ndryshimi në qasjen e autoriteteve të Kosovës duke pranuar në parim asociacionin. 

“Lufta mes Izraelit dhe Hamasit është vërtet e rrezikshme, sepse Hamasi dhe ata që e mbështesin janë agjentë të vërtetë kaosi. Dhe ky kaos që duan ta përhapin kudo jo vetëm në Lindjen e Mesme mund të ndikojë dhe në rajonin tonë nëse nuk jemi të ndërgjegjshëm dhe nuk bëjmë gjënë e duhur për ta mbajtur jashtë këtë konflikt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Duhet të mos biem pre e konfrontimeve dhe përshkallëzimeve por të trefishojmë përpjekjet për të normalizuar dhe bërë paqe. Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasje i autoriteteve të Kosovës duke pranuar në parim asociacionin. Kryeministri dhe qeveria e Kosovës dëshmuan vullnet të rëndësishëm për të ecur para dhe kërkuar zgjidhje e jo alibi apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes”