Rama: Në fund të vitit të prekurit nga tërmeti do futen në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Në fund të vitit të prekurit nga tërmeti do futen në shtëpi

Në Laç dhe në Mirditë, kryeministri Edi Rama ishte për të inspektuar punimet e ndërtimit të dy lagjeve të reja, pjesë e planit të rindërtimit pas tërmetit të Nëntorit, dy vite më parë.

 

Në Laç rindërtimi zhvillohet në dy zona, në të parën janë në ngritje 500 apartamente nga shteti turk, ndërsa në të dytën pallatet do të ndërtohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

 

Advertisement

Apartamentet që do tu dorëzohen banorëve që mbetën të pastrehë nga lëkundja sizmike do të jenë edhe pjesërisht të mobiluara, kryesisht me pajisjet elektroshtëpiake.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

Si lagje, kjo është lagjja e re më e bukur e Shqipërisë. E ndërtuar nga fillimi deri në fund.

 

Vjeshta është premtuar nga qeveria turke si stina e përfundimit të gjitha apartamenteve.Në qendër të Mirditës, ku edhe aty po ndërtohet një lagje e re, kreu i qeverisë u informua nga afër për ecurinë e punimeve. Deri më tani është mbyllur infrastruktura nëntokësore dhe javën e ardhshme hidhen themelet e pallateve të para.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Vetëm duhet punuar pa-pushim sepse duhet shfrytëzuar edhe koha. Është koha  tani, shumë e përshtatshme deri në vjeshtë. Kur është afati për infrastrukturën? Për përfundimin e zonës mbaron për tre javë.

 

Për banorët e prekura nga tërmeti të kësaj zonë premtimi është që në shtëpitë e reja të futen në fund të 2021-ës. Paralelisht me planin e rindërtimit, Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte në qendrat shëndetësore ku po vaksinohen mbi 70-vjeçarët si në Laç dhe në Mirditë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy