Kryeministri Edi Rama ka ndarë statistikat e Komisionit Europian të Udhëtimeve, që sipas tij, tregojnë fluksin e hyrjeve në vendet e Europës.
Në foton e ndarë nga kryeministri Rama vërehet se Shqipëria ka një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë, duke tejkaluar kështu edhe vende të tjera në rajon, si Serbia apo Greqia, për sa i përket fluksit.
“Ja dhe klasifikimi i komisionit europian të udhëtimeve që tregon mbi bazën e fluksit të hyrjeve në vendet e Europës, rritjen ose rënien e prurjeve të turistëve në secilin nga vendet, ku Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi”, shkruan Rama.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";