Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga bregdeti i Sarandës dhe Ksamilit, ndërsa shkruan se turistët janë të kënaqur me zgjedhjen e tyre. Ai thekson se vizitorët janë shprehur të lumtur për mikpritjen, plazhet dhe atraksionet shqiptare.
“Turistët që po pushojnë në bregdetin e Sarandës e të Ksamilit nuk mund të shpreheshin më të kënaqur me zgjedhjen e tyre të kësaj vere për plazhet, mikpritjen, peizazhet, po edhe atraksionet historike e kulturore siç është Butrinti i mahnitshëm”, shkruan ai.
Kryeministri Rama ka theksuar vazhdimisht se objektivi i tij mbetet që Shqipëria të kthehet në kampione e turizmit në rajon./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";