Rama ndan foto me Melonin duke konsumuar kafe: Motra nga Shqipëria, vëllai nga Italia! Ishte nder

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama ndan foto me Melonin duke konsumuar kafe: Motra nga Shqipëria, vëllai nga Italia! Ishte nder

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social foto nga pushimet në Vlorë me homologen italiane Georgia Meloni.

 

Rama dhe Meloni janë përshëndetur me qytetarët në rrugët e qytetit bregdetar, si dhe janë parë në një lokal duke konsumuar kafen e pasdites.

 

Advertisement

Motër nga Shqipëria dhe vëlla nga Italia”, ka shkruar Rama në Facebook për vizitën e Melonit në Vlorë, duke shprehur falenderimin për të. “Ishte një nder”, vijon Rama në Facebook.

 

Kryeministrja e Italisë mbërriti në Vlorë pasditen e së hënës së bashku me familjen e saj, pas ftesës së Kryeministrit Rama për të pushuar në bregdetin shqiptar.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy