Kryeministri Rama reagoi në facebook për protesten e bizneseve në Lungomare, të cilët kërkojnë zgjatjen e orarit për lejimin e muzikes në lokale dhe restorante.
Rama rikujton një vendim të vjeter të Komitetit të Eksperteve se duke nisur nga data 20 korrik, muzika do të lejohet deri në orën 23:00, pra një orë më shumë në raport me orarin aktual që është 22:00.
Mrëpo kryeministri ndalet edhe tek fenomeni shqetësues në disa zona të banuara që lidhet me zhurmen e madhe që krijon problem për turistet dhe banoret në zonat turistike. Rama shton se Lungomare ka një ndotje akustike të tmerrshme, dhe e drejta e bizneseve nuk mund të fitoje mbi të drejten e atyre që duan zhurmën e detit natën, jo ndotjen akustike.
Protestë në Lungomare për muzikën?
1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë
2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.
Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike
Advertisement