Menjehërë pas betimit në Presidencë dhe fotos zyrtare para Kryeministri, Këshilli i Ministrave është mbledhur për të zhvilluar mbledhjen e parë.
Në fjalën e tij të parë në krtye te mandatit të tretë qeverises Rama u ndal tek një aspakt të cilin e konsideroi shumë të rëndësishëm për punën e qeverisë së re dhe anëtareve të saj.
Rama tha se cdo anëtar i Kabinetit qeverises duhet të betohet mbi Kodin Etik që është miratuar që në vitin 2013.
“Në rast të shkeljes së Kodit Etik, cdo Ministër duhet të kërkojë ndjese. E në rast se shkelja përsëritet, Ministri duhet të lirojë vendin”, u shpreh mes të tjerash Kryeministri Rama, i cili shtoi gjithashtu se nga 2013 nuk eshte zbatuar urdheri qe Ministrat te mos ulen ne kafe në orarin e punës.
Kreu i qeverisë deklaroi se cdo dhurate që Ministrat do të marrin në funksionin e detyrës që mbajnë duhet të veteinvetarizohet dhe do të jenë pjesë e Muzeut të dhurave në Kryeministri.
Po kështu Rama shtoi se Minsitrave nuk iu lejohen të udhëtojë me “Bussines Class” në avion.
Ai i kërkoi Ministrave që të motivojnë administratën shteterore dhe tin hapin dyert personave te talentuar per të punuar ne institucione.
Kryeministri kerkoi gjithashtu që Ministrat të mos mungojnë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare apo edhe në seancat e Kuvendit.