Rama merr çmimin “Rrënja e Puljas”: Italia, ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama merr çmimin “Rrënja e Puljas”: Italia, ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë

Në ditën e dytë të vizitës në Itali, kryeministri Rama i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio dhe  Presidenti i Rajonit të Puljas, Michele Emiliano, përkujtuan në një ceremony, 30 vjetorin e emigracionit shqiptar drejt këtij vendi.

Rama në fjalën e tij tha se në Itali sot jetojnë 500 mijë smijë shqiptare, nga të cilët 50 mijë kanë bizneset e tyre.

Në 30 vitë, tha Rama, kanë ndryshuar shumë gjëra dhe shqiptarët sot janë pjesë përbërëse dhe e rëndësishme e shoqërisë italiane.

Italia, tha kryeministri Rama, ka qënë gjithnjë ëngjëlli mbrojtës për Shqipërinë.

Advertisement

 

“Në momentet tona më të errëta, Italia na ka qëndruar pranë. Italia është dhe mbetet avbokati ynë në të gjitha sallat ku Shqiperia akuzohet. Por Italia na u gjend prane edhe kur u goditen edhe nga termeti.

 

Pasi mori cmimin “Rrënja e Puljas”, Rama tha se ishte I habitur dhe I befasuar nga mikpritja që I ishte rezervuar në Pulia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy