“Rama-Meloni” në Kushtetuese, Çollaku për Vizion Plus: Marrëveshja nuk parashikon çfarë do ndodh me emigrantët në rast krimi brenda kampit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rama-Meloni” në Kushtetuese, Çollaku për Vizion Plus: Marrëveshja nuk parashikon çfarë do ndodh me emigrantët në rast krimi brenda kampit

Partia Demokratike zyrtare e përfaqësuar nga Lulzim Basha dhe “Rithemelimi” e përfaqësuar nga Sali Berisha kanë depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesë kundër marrëveshjes Rama-Meloni për strehimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme.

 

Për nënkryetarin e Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, kjo marrëveshje është në shkelje të Kushtetutës, teksa shton asgjë nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me emigrantët në rast sëmundjesh apo sherri brenda kampit.

 

Advertisement

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, Çollaku tha se ka kërkuar interpelancë me Ramën për këtë çështje, por ende edhe sot nuk ka marrë përgjigje.

 

Intervista e plotë:

 

Advertisement

-Edhe teksti i marrëveshjes, edhe teksti juaj për të hedhur poshtë marrëveshjen i referohen Kushtetutës dhe Konventave Ndërkombëtare. Përse besoni ju, se ju keni të drejtë?

 

Ne besojmë se kemi të drejtë. Marrëveshja është parë me skepticizëm nga BE. Marrëveshja në fjalë, për gjithë atë historikun e mbajtur e realizuar në konspiracion të plotë, në vlerësimin tonë, përveç paqartësive të shumta që marrëveshja në vetvete mban mbi garantimin e çdo elementi që ka lidhje me vendqëndrimin, sigurinë, apo raportet brenda dhe jashtë kampit, të drejtat e atyre njerëzve. Në marrëveshje nuk po kuptohet qartë çfarë ndodhi, kush e ka juridiksionin në rast sëmundjesh, krimi brenda kampit, në rastet e tentativave të largimit. Pra ka shumë elementë që janë minimalisht të paqartë.

 

Advertisement

Mjerisht kryeministri Rama i është shmangur qartësimit të këtyre situatave. Që në ditën e parë që është bërë publike kjo marrëveshje, unë kam kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama, ende edhe sot nuk kam asnjë njoftim. Kurse kërkesa që PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese, përballë tre kërkesave kryesore që është kthimi i pajtueshmërisë me kushtetutën, kemi kërkuar pezullimin e procedurës parlamentare të marrëveshjes dhe kemi deklaruar papajtueshmërinë e marrëveshjes me nenet e kushtetutës që nuk janë respektuar.

 

-Pas jush edhe Rithemelimi depozitoi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese me objekt të njëjtë. Duket si një garë mes jush se kush merr meritat e denoncimit të marrëveshjes…

 

Advertisement

Çdo grup është i lirë të paraqesë. Thelbi i asaj që ne vlerësojmë që është në shkelje të Kushtetutës është mungesa e plotfuqishmërisë nga Presidenti i Republikës, detyruese në vlerësimin tonë në rastet kur lëshohet një pjesë e territorit një vendi të tretë siç është Italia.

 

-Marrëveshja në vetvete është një dokument me 9 faqe. Kërkesa që keni bërë ju është një dokument i ngjeshur juridik me 31 faqe, ku më ra në sy një përkujdesje e veçantë juridike për të treguar që PD është një subjekt politik që duhet pranuar nga Gjykata Kushtetuese që ta kërkojë këtë çështje. Përse gjithë ky kujdes, nga se jeni ruajtur?

 

Advertisement

Nuk kemi asnjë kujdes në këtë rast për të treguar këtë gjë. Ky është një fakt i ditur, i njohur për PD si subjket politik, pavarësisht problematikave që kemi pasur në të shkuarën. Ne i qëndrojmë angazhimit tonë për të qenë garant të kushtetutës së vendit. Kjo nuk është një iniciativë që Italia po u vjen në ndihmë shqiptarëve. Nëse italianët do kishin një problem, shqiptarët do u hapnin dyert. Kjo është një marrëveshje politike që Rama i dha kryeministres italiane në një situatë të ndezur në Itali. Nuk po ndihmohet Italia  

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy