Përveç 500 mijë dozave të vaksinës të siguruar nga Pfizer, kryeministri Edi Rama deklaroi se po bëhen negociata edhe me dy vende mike për 9 mijë doza të tjera.

 

Shefi i qeverisë, në një komunikim në “Facebook”, tha se emrat e shteteve nuk mund t’i përmendë, por theksoi se nuk janë ndër vendet më të pasura të Evropës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi garantuar edhe gatishmërinë e dy vendeve partnere për një total prej 9 mijë dozash në gjysmën e parë të janarit. Nuk mund të përmend emrat. Qeveritë mike nuk na lanë vetëm në këto koha të frikshme egoizmi. Me dy shtetet e tjera po negociojmë për një sasi tjetër vaksinash nga Pfizer dhe AstraZeneca. Shumë shpejt do të kemi qartësi për rezultatet. As njëri, as tjetri nuk hyn tek më të pasurit e Evropës, por me bujari i kanë konsideruar seriozisht lutjet tona me bujari.”