Kryeministri Edi Rama mblodhi sot drejtuesit politik të PS-së të 12 qarqeve të vendit në selinë rozë.
Mësohet se Rama me drejtuesit e qarqeve ka rënë dakord për të ngritur menjëherë komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore që sot e kërkoi PD.
Kjo ishte çështja më thelbesore nga mbledhja, ndërkohë të gjitha diskutimet e tjera ishin rutinë analizë, përgatitje dhe bilanc.
Ishte Partia Demokratike, e cila dorëzoi sot kërkesën në Kuvend për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, teksa në kërkesë theksonte se ky komision duhet të hartojë ndryshimet kushtetuese dhe të trajtojë rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Advertisement