Ne konferencen e perjavshme me gazetaret me fokus ekonomine, kryeministri Edi Rama beri nje bilanc te qeverisjes.

Lideri i mazhorances e quajti te realizuar premtimin per hapjen e 300 mije vendeve te punes.

Sipas Rames ndryshimi mes qeverisjes se djathte dhe asaj aktuale eshte si nata me diten.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Krahasuar me djeshmen është një situatë qartësisht e ndryshme dhe është një situata ku qartësisht mund të shihet e nesërmja. Sipas shifrave të regjistrit të punës në Republikën e Shqipërisë në vitin 2013 kishte mbi 475 mijë  të regjistruar, në fund të vitit 2019 mbi 698 mijë. Hapeni dhe shikojeni. Janë apo nuk janë 225 mijë?Është krejtësisht e dukshme se kush mund ta ndërtojë vendin. Sot nuk ka sesi bizneset të mos ndihen të lehtësuar në raport me 7 vite më parë. Biznesi i vogël zero taksë. Nuk ka sesi të mos ndihen të lehtësuar. Por nuk ka sesi të ndihen të lumtur dhe të kënaqur kur në të njëjtën kohë duhet të përballen em arbitraritetin e administratës tatimore. Puna jonë do të thotë largim përfundimtar i elementit abuziv nga kontrollet e drejtpërdrejta nga njeriu.Ajo që do të realizojmë se brenda 4-vjeçarit të ardhshëm gjithçka do të jetë online për biznesin dhe i gjithë sistemi i punës me shkop në dorë do të kthehet në një sistem pune me mendje në kokë. Gjithë ai zinxhir problemesh që krijojnë hapësirë për informalitet. Do ta fiskalizojmë komplet marrëdhënien.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreu i qeverisë tha se për të mbyllur procesin e fiskalizimit, kësaj mazhorance i duhet dhe një mandat i tretë.

 

Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm jo vetëm për ta përmbyllur, por edhe për të parë përfitimet e mëdha. Nuk është diçka që e nisim sot, ka illuar, sistemi është në punë, është i ndarë në 3 faza, biznes shtet, biznes biznes, biznes konsumator, marrëdhënien biznes shtet ka filluar të hyjë në sistem. Biznes-biznes do të hyjë në 6 mujorin e dytë dhe vitin e ardhshëm në marrëdhënien biznes konsumator. Është një shtet i tërë në celular, kompjuter, në marrëdhënien mes kompjuterëve. Gjithë marrëdhënie njerëzore kalon në plan të dytë, dhe në plan të parë është marrëdhënia që garantohet nga ndërveprimi kompjuterik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";