Rama: Lufta kundër krimit të organizuar vazhdon, kemi pasur sukses në këtë drejtim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Lufta kundër krimit të organizuar vazhdon, kemi pasur sukses në këtë drejtim

“Lufta ndaj krimit të organizuar në vend, është një luftë që vazhdon dhe ka pasur sukses të konsiderueshëm”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, në një intervistë për RAI3, ku shtoi mes të tjerash se Italia e ka ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim.

Rama e cilësoi të tepruar pretendimin e gazetarit italian se krimi kontrollon ekonominë shqiptare.

Që ka një faktor të mafies shqiptare në territorin e mafies, nuk diskutohet. Është e kotë ta diskutojmë këtë. Që ka sigurisht një luftë kundër krimit të organizuar në Shqipëri ka, sepse ata janë nuk është se nuk janë dhe po luftojmë me mullinjtë e erës. Nuk diskutohet që është një luftë që vazhdon, është një luftë që ka pasur sukses shumë të konsiderueshëm dhe nuk e them unë. Në lidhje mjaft të ngushtë me Italinë dhe me agjencitë ndërkombëtare, por, së pari, me Italinë, në të gjitha planet, nga policia, te gjykatësit, Italia na ka dhënë një dorë shumë të madhe. Që kjo luftë vazhdon nuk ka diskutim, por ashtu siç e thatë me të drejtë që Italia ka shënuar përparim të konsiderueshëm në këtë luftë, edhe ne kemi bërë përparim shumë të rëndësishëm në këtë luftë. Po që ka, nuk diskutohet. Që merr forma të reja, nuk diskutohet. Po, që të thuash se kontrollon ekonominë shqiptare, është…

Politikë të ndotur nga mafia në Shqipëri, jua them sinqerisht, që nuk e shoh. Nuk e shoh. Fuqi për t’u  imponuar, fuqi për të devijuar vendime të rëndësishme, fuqi për të kontrolluar pjesë të asaj ekonomie që administron shteti, unë nuk e shoh”, tha Rama./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy