Rama: Krenar për bluzat e bardha, disa batakçinj dhe abuzues nuk i bëjnë dot pis

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Krenar për bluzat e bardha, disa batakçinj dhe abuzues nuk i bëjnë dot pis

Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi ne Facebook ka vlerësuar punën e lodhshme dhe të vazhdueshme të mjekëve, infermiereve dhe personelit shendetesor në kohë pandemie dhe situatë aspak normale.

Kreu i qeverisë ka evidentuar mes të tjerash një infermiere që vijon të jetë në vijën e parë të kësaj beteje, ndonëse vetë është shtatzenë dhe pretë bëhet nënë.

 

 

Advertisement

Në armatën e bluzave të bardha, që bëjnë dallimin e madh në këtë kohë lufte për shëndetin, është edhe një brez i ri profesionistësh si Xhorxhina Metushi.Prej ditës së parë të përballjes me Armikun e Padukshëm, infermierja e palodhur e Spitalit Covid 1, vijon të qëndrojë në vijën e parë të zjarrit, teksa pret të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke marrë në sy rrezikun për të shpëtuar njerëz në rrezik për jetën!

 

Rama shprehet krenar për bluzat e bardhe duke i ndarë ata nga persona të papërgjegjshëm që bëjnë pis këtë profesion kaq fisnik.

 

Advertisement

Krenar për bluzat e bardha që në ditët më të mundimshme të vendit, dëshmojnë me forcën e shembullit të tyre, se jo vetëm nuk janë të gjithë njësoj po edhe se një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dot moralin njerëzor e dinjitetin profesional të shumicës dërrmuese të tyre

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy