Kryeministri Edi Rama dhe homologu u tij holandez Mark Rutte po mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Duke e cilësuar vizitën e tij të veçantë, Rama theksoi se Holanda është pro mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Për këtë çështje, kreu i qeverisë tha se Rutte ka komunikimin me palën bullgare për zgjidhjen e ngërçit të integrimit para dhjetorit.
Po ashtu, a shtoi se në takim u fol edhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe investimeve holandeze në Tiranë.
“Të gjitha vizitat e miqve dhe partnerëve tanë në Tiranë janë momente të veçanta, por pa ekzagjerim do të thoja se ky është një moment i veçantë. Pasi jemi këtu pas një kohe të gjatë ku unë pata nderin të isha në zyrën e tij në Hagë, ku u mikrpita si të isha në shtëpinë time. Iu desh që të fitonte katër palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri. Është kënaqësi, pasi përveçse se është këtu, ndodh në një moment pozitiv në marrëdhëniet tona, mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Holandës, kur siç e dini Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Kjo marrëdhënie shkon përtej procesit tonë të integrimit. Kremtuam 50 vite marrëdhënie diplomatike me Holandën. Kemi vazhdimësi marrëdhënie pune pozitive dhe impakti i Holandës në Shqipëri rritet vit pas viti, nga një anë përmes projekteve dhe mbështetjes që marrin për to. Kemi folur me kryeministrin për bashkëpuni8min për sigurinë, krimit të organizuar dhe jemi të bindur se progresin i bërë do të rritet, si pasojë e rritjes së kapaciteteve të vëna në dispozicion për këtë bashkëpunim. Kemi folur dhe për mundësinë që Holanda të mbështesë një përafrim të universiteteve tona me ato europiane”, tha Rama.