Rama: Kërkesa për hetimin e Berishës nuk është presion, pas shpalljes non-grata duhej bërë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Kërkesa për hetimin e Berishës nuk është presion, pas shpalljes non-grata duhej bërë

Kryeministri Edi Rama doli në conference për shtyp bashkë me MInistrin Ulsi Manja për të komentuar edhe njehere problemet në sistemin e drejtësisë dhe për të sqaruar edhe njëhere deklaratat e bëra pak ditë më parë në lidhje me SPAK.

 

Disa I quajtën deklaratat e mia para disa ditësh në Asamblenë e PS si presion ndaj Drejtësisë, në fakt jo, qëllimi im është që prokuroret të hetojnë në mënyrë të drejtë dhe të barabarte korrupsionin. Të drejtën e qëndrimit tim për cështje të ndryshme nuk ma heq dot askush,. E kemi treguar se për ne nuk ka të paprekshëm. Për ne, kush ka punë me Drejtësinë I ka dyert e partisë të mbyllura. Te kerkosh me shume nga Drejtesia kur u bene vite qe SPAK eshte ngritur, nuk do te thote te besh presion. Ndryshe cfare do te thonim ne, pas deklarateve te nderkombetare te cilet kane kerkuar qe politikat e korruptuar te shkojne para drejtesise. Jo, ky nuk eshte presion, eshte nxitje per llogaridhenie, aq me teper qe sistemi i drejtesise eshte investimi me i madh i bere ne keto 3 dekada. Te kerkosh hetimin e nje Ish-Presidenti, ish-kryeministri te shpallur non-grata nga SHBA per gjera qe lidhen me funksionimin e vendit tone, nuk eshte presion.

 

Advertisement

 

Kreu I qeverise deklaroi se SPAK duhet të hetojë në mënyrë gjithëpërfshiresë politikat, gjyqtarët dhe prokuroret e korruptuar.

 

 

Advertisement

Shumë shpejt SPAK bën tre vite nga ngritja si institucion. I kemi mbështetur dhe inkurajuar veprimet e SPAK që nga fillimi . Është e nevojshme që SPAK të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjithë politikanet, gjyqtarët dhe prokuroret e korruptuar.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy