Rama jep lajmin e shumëpritur: Nuk do ketë rritje të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama jep lajmin e shumëpritur: Nuk do ketë rritje të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël

Kryeministri Rama shpalosi para shqiptarëve , sikurse kishte paralajmëruar, planin e qeverisë së tij për menaxhimin e krizes energjitike.

Kreu i qeverisë tregoi tre pikat kryesore për përballimin e emergjencës energjitike, e cila u miratua me vendim te Këshillit të Ministrave me afat deri në 15 prill 2022.

Rama së pari saktësoi se nuk do të ketë rritje të cmimit të energjisë elektrike për konsumatoret familjare dhe bizneset e vogla.

Po kështu se pikë të dytë të këtij plani, Kryeministri Rama shtoi se do të garantohet furnizimi me energji elektrike për të gjithë kategoritë gjatë gjithë kohës.

Advertisement

E treta pikë e planit të qeverisë për të përballuar krizen energjitikë është garantimi i fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun. 100 mln euro për kompaninë për shpërndarjen dhe 100 mln tjetër për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2”, 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy