Edhe pse në progres raportin e KE kishte shqetësim për përdorimin e të dhënave personale, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar edhe një herë punë e patronazhistëve duke u shprehur krenar për ta.

Rama tha se në bazën e të dhënave të PS nuk ka të dhëna personale që dëmton qytetarët, megjithatë ai tha se çështja po hetohet. Ai tha se falë patronazhistëve PS doli forcë fituese në të kundër do të ishte kthyer në një ‘foltore’.

“Unë jo jam krenar për patronazhistët, por jam edhe më krenar pasi pa ta nuk do të ishim një forcë e pathyeshme por do të ishim një foltore. Raporti flet për pretendime që po hetohen dhe as për patronazhistë dhe as për socialistë. Ne nuk kemi pasur në bazën tonë të të dhënave numrin e kartës pasi nuk na duhen por këto çështje le të hetohen deri në fund nuk ka problem. Do kishim marrë jo 74 por 77 nëse shumë nga ata që na votuan nuk do ishin ngatërruar në fletën e votimit”, tha Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";