Kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironinë dhe batutat për Bashkimin Evropian e vendimin e tij për të shtyrë sërish hapjen zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Lideri i qeverisë tha në një dalje të përbashkët me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev, se nuk e ka lënë pa gjumë vendimi i BE-së. Rama theksoi se ka gjëra të tjera më të rëndësishme për të menduar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“BE mund të caktojë detyra për integrimin, afate për këto detyra, data. Por BE nuk cakton dot as vendndodhjen tonë në mes të Evropës, as kulturën dhe identeitit tonë evropian, as të ardhmen e popujve tanë si popuj evropianë. E ardhmja jonë është aty ku Zoti na ka caktuar të kemi tokën tonë, në zemër të Evropës. Për mua, në këtë pikë, kemi një dallim jo prtoblematik me Zoranin, sepse për mua nuk ka ndodhur asgjë tjetër përveçse se BE ka dështuar përsëri të mbajë premtimin, t’i rrijë angazhimit dhe të jetë në qëndrimin e duhur. Jeta vazhdon dhe progresi do të vazhdojë me të gjitha forcat sepse ai nuk është i imponuar nga jashtë, por nga brenda nesh. Vendimi nuk ka të bëjë aspak me ne. Nuk jam i shqetësuar dhe nuk është se po rri pa gjumë për këtë sepse kam gjëra më të rëndësishme për të mbetur pa gjumë. Ne e kemi bërë punën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Kur ata të jenë gati, duhet të na thonë. Ne e duam BE-në, ata na duan ne, por nuk janë gati të martohemi. Në rregull, ne shijojmë lirinë derisa të martohemi.”

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";