Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e inspektimeve dhe takimeve në të gjithë vendin. Ndalesa e parë është në qarkun e Fierit.
Në Lushnjë ai pa nga afër punimet për ndërtimin e unazës “Vath Koreshi”, një nga segmentet kryesore rrugore të qytetit.
Advertisement
Më pas kreu i qeverisë ishte në një tjetër inspektim, në rrugën që lidh dy bashkitë, Fierin dhe Mallakastrën me lumin e Vlorës.
Sipas Ramës ky segment do të hap një front të ri të zhvillimit të turizmit. I shoqëruar edhe nga drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla, kryeministri pa nga afër edhe ecurinë e punimeve në rrugën turistike drejt Parkut Kombëtar Arkeologjik të Bylisit.
Advertisement