Rama inspektime në Thumanë/ 158 shtëpi individuale gati në fund të shkurtit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama inspektime në Thumanë/ 158 shtëpi individuale gati në fund të shkurtit

158 shtëpi individuale janë në proces ngritje në Thumanë. Fundi i Shkurtit është përcaktuar si dorëzimi i tyre te ato familje që humbën shtëpitë nga tërmeti i Nëntorit.

Kryeministri Edi Rama ishte atje për të marrë nga terreni të dhënat mbi ecurinë e planit të rindërtimit, në një nga tre zonat më të prekura dhe me më shumë pasoja nga lëkundja sizmike.

 

EDI RAMA

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Do t’i japin një sens komplet tjetër të mënyrës si duhet parë ndërtimi dhe si duhet parë bashkëjetesa edhe në zonat rurale”

 

Advertisement

Në sipërfaqen prej 16 hektarësh përveç shtëpive individuale do të ngrihen edhe 17 pallate, ku do te strehohen 278 familje të fshatit Thumanë.

 

Përveç shtëpive të banimit dhe infrastrukturës mbi dhe nën tokësore, lagja e re e Thumanës është konceptuar si një qendër me hapësirat e nevojshme për parkim apo qendrave të vogla tregtare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy