Rama i shqetësuar për drejtimin e Vlorës/ Dritan Leli: Zhvillimi i saj është program im i ëdo dite

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama i shqetësuar për drejtimin e Vlorës/ Dritan Leli: Zhvillimi i saj është program im i ëdo dite

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht përpasjeve me kryeministrin Edi Rama dhe Këshillin Bashkiak.

 

Ai njoftoi në “Facebook” se nuk mund të jetë pjesë e mbledhjes që ishte planifikuar për të mërkurën, ndërsa kërkesat për të mbajtur mbledhje fizike, i quajti mizanskena në teatër.

 

Advertisement

“I kisha kërkuar Këshillit Bashkiak që ta zhvillonim sot mbledhjen e radhës, atë që u pezullua po prej këshillit, megjithëse e planifikuar prej tij, dhe u shty pa rënë dakord, për në datën 30. 06. 2021. E gjithë kjo, shpalos një situatë jo normale dhe jashtë funksionit të këshillit të bashkisë, megjithatë, për shkak të një axhende të programuar kohë më parë, nuk e kam të mundur të jem pjesë, siç i njoftova! Do doja të isha i pranishëm, duke i qëndruar të gjitha pikave që kërkohen, siç do doja që kjo mbledhje të ishte zhvilluar më parë, në datën e paracaktuar, për të mos zvarritur jo vetëm nevojat ekonomike të familjeve e fëmijëve në nevojë, por edhe për të proceduar me pompat e ujit që ndërkohë mund të ishin blerë dhe komunitet e Vlorës, Nartës e Zvërnecit, t’iu ishin afruar zgjidhjeve që kërkojnë. Personalisht, nuk e kam kuptuar ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online.”

 

Qëllimi i tij, sië shkruan vetë kryebashkiaku, është të promovojë Vlorën, duke treguar kështu se nuk do të bëjë hapa pas, ndonëse kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar nga Partia Socialiste.

 

Advertisement

“Promovimi dhe zhvillimi i Vlorës, bashkë me programet e qeverisë, në të gjitha sferat ku mund të afrohet me zhvillimin e vendeve të rajonit, është programi im i çdo dite. Uroj që të kemi të njëjtin qëllim sepse nuk ka rrugë tjetër për të ndihmuar qytetin!”

 

Në vizitën e fundit që Rama pati në Vlorë, nuk e fshehu shqetësimin për mënyrën si po drejtohet Bashkia e këtij qyteti nga Dritan Leli.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy