![Rama i nënshtrohet operacionit në QSUT/ Ja si paraqitet gjendja e tij](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/11/rama-edi-1-656x450-1-583x400.jpg)
Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një operacioni gjatë orëve të mesnatës.
Zyra e shtypit e Kryeministrit njofton se pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kreu i qeverisë u diagnostikua me apendisit akut.
Advertisement
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendesitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Advertisement
Sipas zyrës së shtypit ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e mire.