Në mesin e batutave dhe përplasjeve verbale me Bashën dhe demokratët e tjerë në Kuvend, kryeministri Rama ka bërë edhe një premtim të bujshëm.
Kreu i qeverisë tha se Shqipëria vitin tjetër do të cojë dy satelitë në orbitë.
Jo, do blejmë drona, do çojmë edhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë, dhe jo mandatin tjetër, vitin tjetër. “Albania1′, “Albania2” në orbitë. Sepse për ne ky vend nuk është ‘tokë e xanum’ që siç tha ai i foltores bëtë të mundur ndërtimin e një qyteti të tërë pa leje, që ka qenë pretendim për t‘u futur si mrekulli e tetë e botës. Ne shohim shumë larg.Po ju them prapë, jo drona. Drona po e po, por edhe satelitë, që kontrolli mbi territorin, kufijtë, të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy. Në atë pikë nuk dallojmë shumë nga njëri-tjetri. Sytë për të kontrolluar do t’i çojmë në qiell, do kontrollojmë nga qielli. Ju qeshni, është në të drejtën tuaj se të qeshurën e keni program partie.
Advertisement
Deklarata e Ramës, shkaktoi të qeshura në Kuvend, mirëpo Rama ia ktheu me ironi duke bërë krahasime me Berishën:
“Prodho një pllakë të re megafoni, futi ca melodi të reja. Tani të duhet një pllakë e re patjetër. Se ‘la voce del padrone’ ka ikur te foltorja. Tani ka ngel vetëm ‘la voce’ pa “padrone”.
Advertisement