Edi Rama dhe nje pjese e kabinetit qeverises kane vijuar intervistimet online ne kuader te nises se prezantuar prej tij “Gati per Shqiperine”, e cila kerkon te afroje sa me shume student te ekselences qe jetojne jashte vendit, per te kontribuuar ne mandatin e trete te Partise Socialiste.
Mes shume bashkebisedimesh, Rama riperseriti edhe njehere nje reforme ne administraten publike.
Ne jemi duke menduar per nje reforme e cila te na japi mundesine, qe ata qe duan te kontribuojne ne menyre sistematike, jo thjesht per nje projekt apo nje projekt tjeter, dhe qe nuk duan te vijne ne Shqiperi. Te hapim nje segment te administrates sone te larte per nenpunes publik digjital, qe punojne nga shtepia.
Rama shtoi se ky cikël sesionesh online sipas fushave, mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta