
Ndryshime rrënjësore dhe “shkëmbim” postesh ka pësuar kabineti qeveritar në këtë mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste.
Nga detyra është liruar dhe Olta Xhaçka, kjo detyrë do t’ i besohet Igli Hasanit.
Ashtu siç ishte aluduar në media, kryesocialisti Edi Rama ka bërë me dije se është liruar nga detyra ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.
Delina Ibrahimajt do t’i besohet një tjetër pozicion në kabinetin qeveritar, ai i drejtimit të ministrisë për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Ministër i Financave do të jetë Ervin Mete.
Ndërkohë. Ogerta Manastirliu do të drejtojë ministrinë e Arsimit. Ministria e Shëndetësisë i është besuar Albana Koçiut.
Anila Denaj do të jetë ministrja e re e Bujqësisë, duke zënë kështu vendin e Frida Krifcës.