Me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dërgoi në Shqipëri disa nga ekspertët e  Komitetit të tij Shkencor.

 

Arsyeja e vizitës disa ditore në Tiranë, ishte për tu vënë një notë homologëve shqiptarë për përballjen me pandeminë, që nga gjurmimi i të infektuarëve, trajtimi i pacientëve nëpër spitalet Covid e masat kufizuese.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mbyllje kreu i qeverisë zhvilloi një komunikim virtual ku përfaqësues të dy komiteteve, folën për një raport që i sugjeron Shqipërisë strategjinë që duhet të ndjekë si në menaxhimin e pandemisë por edhe në sigurimin e vaksinës. Përveç falenderimeve dhe vlerësimeve për punën e komitetit tonë të ekspertëve, raporti nuk u bë publik.

 

Shqipëria dhe më konkretisht sistemi shëndetësor është i përshtatshëm për të zbatuar metoda të reja kundër Covid-19. Ajo gëzon një shëndetësi që i përgjigjet konventave ndërkombëtare të mjekësisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me vlerësimin se Turqia është destinacion i të vërtetës kur flitet për shëndetësinë, kryeministri Edi Rama dha lajmin se ndërhyja në syrin e efektivit të plagosur në protestë ishte i suksesshëm.