Rama falenderon Merkel: Pa kancelaren, Ballkani dhe Europa nuk do ishin si janë sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama falenderon Merkel: Pa kancelaren, Ballkani dhe Europa nuk do ishin si janë sot

Kryeministri Edi Rama doli në conference për shtyp në krah të kancelares Merkel nga ambjentet e Tirana Business Park.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Merkel dhe Gjermania i kanë dhënë Shqiperisë dhe vendet të rajonit në tërësi.

Rama shtoi se largimi i Merkel nga posti I kancelares do ti mungojë shumë rajonit të ballkanit.

 

Advertisement

 

Një ditë e bukur sepse pritem në Tiranë, kancelaren Merkel, poir edhe e trishte sepse është vizita e saj e fundit në këtë pozicion.Merkel do ti mungojë shumë Rajonit.Sot ballkani Perendimor është një vend shumë më I mirë se sa ishte para se Merkel të niste iniciativen e “Procesit të Berlinit”. Arritja e më e madhe e këtij procesi është fryma e bashkëpunimit. E them me bindje se pa Merkel as ballkani dhe as Europa nuk do ishin këto që janë sot. Mbaj mend qe ne 2014, Merkel beri ate qe ne histori nuk e kishte bere dot asnje, uli ne tryeze te gjithe lideret e rajonit tone. Dua ti shpreh mirenjohje Merkelit por edhe Gjermani në përgjithësi për atë që ka bërë për Shqiperinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy