Rama e quan Kongresin të jashtëzakonshëm/ Çfarë pritet të ndodhë nesër, gazetarja zbulon detaje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama e quan Kongresin të jashtëzakonshëm/ Çfarë pritet të ndodhë nesër, gazetarja zbulon detaje

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema ka zbuluar më shumë detaje nga Kongresi i PS që dp të mbahet nesër.

 

Në studion e emisionit “7pa5” Mema tha se Kongresi pritet të jetë i njëjtë me atë të një viti më parë, teksa shtoi se do të ketë edhe folës që janë pjesë e partisë dhe miq të PS në Europë.

 

Advertisement

Kryeministri Rama ka thënë se Kongresi do të jetë i jashtëzakonshëm, por sipas gazetares ai do të quhej i tillë vetëm në rast se do të zgjidhet kreu i ri i PS.

 

Fokusi i fjalimit të Ramës, i cili do bëjë edhe mbylljen e Kongresit, do të jetë reforma në drejtësi, përfundoi gazetarja Enkelejda Mema.

 

Advertisement

Më shumë se suksesi i 10 viteve, PS e ka quajtur Kongresi i jashtëzakonshëm. Por nuk jemi përballë një Kongresi të jashtëzakonshëm. Do të quhej i tillë në rast se do shkohej në zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë apo kur ti bën reforma apo transformim shumë të madh të qeverisë. Jemi në një kongres të zakonshëm, si ai i para një viti. Do kemi disa panele ku secila ministri do shfaqë arritjet dhe sukseset e saj. Në mes të paneleve do kemi edhe folës nga PS, miq nga PS në Europë, e cila do përfundojë me fjalën e kryeministrit Edi Rama që duket se këtë herë thelb të tij do të ketë reformën në drejtësi”, tha gazetarja Mema./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy