“Rama e kërcënoi”/ Dule: Lironi Fredi Belerin, nuk ka prova për arrestimin e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rama e kërcënoi”/ Dule: Lironi Fredi Belerin, nuk ka prova për arrestimin e tij

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule e ka konsideruar arrestimin e Fredi Belerit si politik.

 

Sipas tij, kryeministri Rama e ka theksuar që në nisje të fushatës kërcënimin lidhur me kandidatin e opozitës për Himarën, duke thënë se betejën me të e ka personale.

 

Advertisement

Ai shton se arrestimi në flagrancë nuk provohet, ndërsa nënvizon se Beleri duhet të lirohet dhe t’i shërbejë komunitetit.

 

“Fredi Beleri është i trembur, i burgosur politik, i marrë peng nga Kryeministri Edi Ramës. Fjalën e ka drejtësia por ka edhe një logjikë opinioni. Beleri është arrestuar në flagrancë për dyshime. E kupton absurditetin? Flagrancë kërkon provën e drejtpërdrejtë, ndërsa dyshimi jo. Rama kërcënoi dhe tha se do ta ketë personalisht me ta. Si mund ta ketë Kryeministri me disa njerëz? Nuk ka institucione ky vend? Fredi Beleri duhet të lirohet dhe të shkojë në komunitetin e tij. Është marrë peng edhe Pandeli Kokaveshi, me të njëjtat akuza. Është një i ri i cili ka bërë transplant zemre. Edhe pse i kam njoftuar të gjitha se atij i rrezikohet jeta ai vazhdon të mbahet peng. Në Himarë më të vjetrit më kujtonin 1945, edhe atëherë votuan kundër regjimit. Edhe atëherë u syrgjynosën. Ku po e çoni vendin? Deri sa do ta mbështesni një autokritikat i cili po e zhyt në errësirën e Tiranës vendin”, tha Dule.  

Fredi Beleri u arrestua 48 orë përpara zgjedhjeve vendore nën akuzë për shitblerje votash.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy