![Rama e bëri “për një lek”/Goro pranon me përulësi kritikat: Ja vlen!](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/10/6172a4bde9d2eCapture-585x400.jpg)
Kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u cilësua sot nga kryeministri Edi Rama si ‘shembulli i keq’ për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve urbane.
Në mbledhjen me kryebashkiakët, Rama ashpërsoi tonet dhe kritikoi Goron i cili pranoi kritikat me përulësi.
Pas mbledhjes në kryeministri, i pyetur nga gazetarët, ai reagon shkurt teksa thotë vetëm : “Ja vlen, do përmirësohemi”
Teksa kritikoi kryebashkiakun Jorgo Goro për keqmenaxhimin e mbetjeve, Rama e e quajti “simbol i të fjeturit gjumë”.
“Nuk mund ta konceptoj dot, jam dëshmitar dhe viktimë si një nga qytetarët e shumtë që në periudhën e pushimeve shkoj në Himarë, Dhërmi, s’e konceptoj dot. Shikoj mbetjet, zgjoj Jorgon nga gjumi dhe pastaj vjen një dum-dum. Këto skena më kanë bërë që këtë vit të mos dal fare, vetëm e vetëm që të mos përballem me këtë situatë që i thotë të gjitha”, tha Rama.