Rama: Drejtësia po funksionon, vlerësimi i Dvoranit nga SHBA, mesazh për Metën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Drejtësia po funksionon, vlerësimi i Dvoranit nga SHBA, mesazh për Metën

Për kryeministrin Edi Rama frytet e para të reformës në drejtësi po shfaqen. Si hapa konkret në luftën korrupsionit kreu i qeverisë vlerëson arrestimet e fundit të SPAK, si në sistemin e drejtësisë dhe shëndetësisë., raporton Vizion Plus.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 U arrestua një gjyqtare me një grup rreth saj që faktikisht kishte marrë vendime të tmerrshme. Dhe është një mesazh shumë i qartë për të gjithë. U arrestua një shef, një mjek që faktikisht kishte rrjepur dynjanë.

 

Në krah të Nasip Naços ish Ministrit të Drejtësisë dhe deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edi Rama, vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ardian Dvoranin e lexon si një mesazh për presidentin Ilir Meta.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

E fundit, që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e tjera të politikës është me vendim e sekretarit të shtetit për të vlerësuar me çmimin e veçantë për nderin e Shteteve të Bashkuara, një gjykatës shqiptar, që dihet edhe pse është bërë i njohur, dihet edhe se me kë është përplasur, janë domethënëse. Dhe kush mund ta mbështesë drejtësinë, kjo është shumë e qartë, jashtëzakonisht shumë e qartë, ashtu sikundër është e qartë se kush mund ta pengojë.

 

Advertisement

Në prag të vizitës në Bruksel, Edi Rama e parashikon jo të afërt mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që zyrtarizon çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Pengesa sipas kreut të qeverisë mban emrin, Holandë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

Nëse i pyet ata negociatat me Shqipërinë  janë hapur. Procesi i negociatave lidhet me hapin formal të konferencës ndërqeveritare. Unë për veten time e kam thënë, pa u bërë zgjedhjet në Hollandë, ne do të dëgjojmë shumë, por konferenca ndërqeveritare nuk do të ndodhë. Të shohim.

 

Bashkëbiseduesve në Berat, kryeministri u tha se deri në 2013 qyteti mbeti në harrëse dhe rrezikon të kthehet aty me premtimet e dhëna nga Partia Demokratike.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Mjafton të dëgjosh ata dhe e kupton se çfarë vjen mbrapa në rast se shkon pas tyre. Programi është i qartë, të rihapim guroret dhe të mos bëjmë parkime për makinat s mund të parkojnë në këto sheshe historike se nuk i duhen njeriu dhe të kthehemi aty ku ishim.

 

Advertisement

I renditur si një nga qytetet më të dëshiruar nga vizitorët vendas dhe të huaj, Edi Rama beson se me nisjen e sezonit turistik, procesi i vaksinimit në popullatë do të jetë në ato shifra që nuk do të përbëje pengesë për zhvillimin e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy