Rama do të vizitojë Kievin/ Kryeministri, në Ukrainë bashkë me homologun malazez Abazoviç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama do të vizitojë Kievin/ Kryeministri, në Ukrainë bashkë me homologun malazez  Abazoviç

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Kievin së bashku me homologun malazez, Dritan Abazoviç.

 

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht, por ende nuk bëhet e ditur se kur do të ndodhë udhëtimi. Megjithatë, mediat në Malin e Zi shkruajnë se tre kryeministrat pritet të shkojnë në Ukrainë të martën pasdite.

 

Advertisement

Dy kryeministrat Rama dhe Abazoviç do të kenë një takim me presidentin e vendit, Volodimir Zelenski. Vizita shikohet si një tjetër mesazh mbështetjeje që dy vendet e Ballkanit Perëndimor i japin Ukrainës, që ndodhet nën agresionin rus.

 

Në vizitën në Ukraine ishte parashikuar të shkonte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Për shkak të agjendës së ngjeshur, ai e anulloi atë për ta zhvilluar në një tjetër moment.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy