Një javë pasi u vaksinuan personalitetet, këtë të diel ka nisur procesi për të moshuarit mbi 80 vjeç.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin të pranishëm këtë të diel në ambientet e stadiumit “Air Albania”, ku theksoi se në javët e para të muajit mars, në vendin tonë pritet të mbërrijnë vaksinat AstraZeneca nga COVAX.
Me ardhjen e tyre, do fillojë dhe vaksinimi i personave mbi 65 vjeç.
“Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve. Sfida është të garantojmë një sasi të konsiderueshme dhe të kemi lajme të mira shumë shpejt. Kontaktet janë të vazhdueshme, duket mirë, por mos të flasim para kohe.”
Advertisement