Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili zhvilloi një konferencë të përbashkët me Sekretarin amerikan të Shtëtit, Antony Blinken në ambientet e kryeministrisë.

Zyrtari amerikan dhe kryeministri Rama u pyetën edhe për konflikin në Gaza. Blnken iu përgjigj raportimeve se dy amerikanë janë vrarë në Gaza. Ai tha se do hetohet dhe do mblidhen faktet.

Blinken: Kemi bërë shumë punë për të mbërritur në këtë pikë, ku ne mendojmë se është e mundur një marrëveshje dhe nëse është e vështirë. Mendojmë që është e domosdoshme që të vazhdojmë ta ndjekim këtë në mënyrë urgjente. Siguria dhe sigurimi i amerikanëve në të gjithë botën mbetet prioriteti ynë numër një. Duhet të ketë një hetim, të marrim faktet dhe nëse është e përshtatshme të ketë edhe llogaridhënie.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se një zgjidhje me dy shtete nuk do të ishte e përshtatshme në këto momente. Ai propozoi krijimin e një force të përbashkët e cila do të sigurohet se një shtet palestinez nuk do të shihet sërish si një kërcënim për Izraelin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rama: Shqipëria ka qenë diktaturë komuniste dhe diktatori ynë ishte një prej miqve më të ngushtë të organizatës për çlirimin e Palestinës. Ishte kundër tri djajve, SHBA-së, Izraelit dhe Bashkimit Sovjetik. Nga ana tjetër ky është i vetmi vend në Evropë që ka pasur më shumë hebrenj, të cilët erdhën për tu mbrojtur. Siç është e shfaqur kaq qartë është një vend ku nazistët nuk ia dolën që të kapnin ose t’i dotëzohej asnjë hebre. Tani situata është logjike. Nga njëra anë Izraeli ka të drejtën për tu mbrojtur, nga ana tjetër shkatërrimi dhe humbja e jetës nga ana e palestinezëve janë shumë më tepër se sa mund të pranohet. Nëse ne parashikojmë tani një zgjidhje me dy shtete si e vetmja gjë, atëherë kush do të jetë nga ana e palestinezëve? Nevoja për një organizëm që do të përfaqëosnte të gjithë shoqërinë palestineze dhe nga ana tjetër përfshirja e vendeve arabe që janë më të interesuara për të krijuar një forcë të përbashkët do të sigurohet që ai të mund të jetë shtet palestinez nuk do të shihet sërish si kërcënim për Izraelin. Të gjitha këto pa lirimin e pengjeve nuk kanë gjasa të ndodhin./vizionplus.tv