Deputeti demokrat Tomor Alizoti kritikoi mosprezencën në sallë të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha, ndërkohë që diskutohet për buxhetin.

Gjatë fjalës së tij në Foltoren e Kuvendit, Alizoti tha se në sallë nuk ka debate polike por teatër, ku shfaqet injoranca dhe banaliteti.

“Në këtë Kuvend nuk ka fjalime politke por teatër. Buxheti është më i rëndësishëm dhe kryeministri nuk është në sallë, por duhet të ishte edhe kryetari i opozitës. Qeveria është gjysmake. Koha zgjatet ndërmjet dy figurave të rëndësishme që është e gjitha teatër, kush është figura më e mirë dhe kush bën teatër. Shoqëria shqiptare ka pasur një popull të varfër, por sot ka një elitë shumë më të pasur, që sfidon atë të botës. E pasur pa ditur gjë, pa bërë fjalime politike. Kemi injorancë në Parlament, mos e merrni për arrogancë, prandaj politika shqiptare është lincim”, tha Alizoti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";