Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha tregon se reforma në drejtësi po prodhon rezultate, ben te ditur Vizion Plus. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetare te Tiranës lideri i mazhorancës ka theksuar se i mirëkupton të gjithë ata që janë të lodhur duke pritur e duan që drejtësia të funksionojë sa më shpejt.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Advertisement“I mirëkuptoj ata që thonë na çave dërrasat me drejtësia, vetingu, futi në burg e te tjera fakti është që gjë gjykatëse, qe e përdori në mënyrë spektakolare në forcën e abuzimit dhe u habit gjithë dynjaja me vendimet e saj për te liruar kriminelë, është sot në burg tani që flasim. Ky bën shembullin se si sistemi do te funksionojë, por do durim se ngritja e SPAK-ut, fillimi i proceseve hetimore janë një proces i vështirë, kërkojnë kohën e vet.”
Rama e ka cilësuar lajm të mirë edhe arrestimin e mjekut Edvin Prifti, duke sqaruar se për të ka pasur denoncime edhe më herët.
“U arrestua një mjek, shef pavioni, që iu gjetën në shtëpi paratë e dynjasë, është një lajm i mirë për sistemin se për rastin e mjekut ka pasur një denoncim nga vete drejtori i spitalit.”
Rama ka shpjeguar se reforma ne drejtësi është një reformë, e cila kërkon kohën e vet, por ajo është rruga më e mirë për te luftuar korrupsionin.