Rama, apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Nuk ju kërkohet të merreni pushkën dhe të dilni në mal, por veç 5 minuta për t’u regjistruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama, apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Nuk ju kërkohet të merreni pushkën dhe të dilni në mal, por veç 5 minuta për t’u regjistruar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një videomesazh, përmes të cilit i bën një apel të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që të bëjnë regjistrimin në censusin që po zhvillohet në vendin fqinj.

Ai thekson se kjo është shumë e rëndësishme, për të rritur dhe vendimmarrjen e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Deri dje shqiptari trajtohej si qytetar i dytë. Politika e ditës ashtu si kudo dhe si gjithmonë ju ndan edhe juve por ajo asesi nuk duhet kurrë më ta shihni identiten shqiptar si një kauzë mbi të gjitha kauzat.

Sot është një nga ato momentet si qytetar të Maqedonisë së Veriut nuk duhet të mungojë në regjistrimin e popullsisë.

Advertisement

Ju e dini më mirë se kushdo se nga numri i shqiptarëv të regjistruar varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar në atë shtet.

Nuk ju kërkohet të merreni pushkën dhe të dilni në mal por veç të harxhoni 5 minuta për të klikuar adresën dhe për të shkruar me krenari emrin tuaj dhe gjakun tuaj prej shqiptari”- shprehet Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy